-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paraqitjet e legjionarëve/ Cikalleshi rigjen golin, Gjimshiti lider tek Atalanta

Kryesoret

Kur kanë mbetur edhe pak javë nga përfundimi i sezonit 2023-2024 në disa nga kampionatet më të rëndësishme në Europë dhe jo vetëm, legjionarët kuqezi vijojnë të japin më të mirën e tyre në klubet ku aktivizohen.

Sokol Cikalleshi u rikthye te goli në kampionat me skuadrën e Konyaspor, që triumfoi 3-0 në sfidën e fundjavës ndaj Samsunspor. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi realizoi me kokë në minutën e 38-të, duke vulosur fitoren e Konyaspor. Për Cikalleshin ky ishte goli i 12-të në kampionat, teksa numëron edhe pesë asiste.

Taulant Seferi vijon të shfaqet protagonist me ekipin e Bani Yas në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pavarësisht se skuadra e tij u mposht 2-3, sulmuesi kuqezi dhuroi një asist për shokun e skuadrës Alvarez që ngushtoi diferencën. Seferi ka zhvilluar një sezon të mirë në aspektin personal, teksa numëron 9 gola dhe 4 asiste deri më tani në kampionat.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, po kalon një moment fantastik në karrierën e tij, teksa po shkëlqen me Atalantën. Të enjten e kaluar skuadra bergamaske shkruajti historinë duke siguruar për herë të parë finalen e Europa League. Në ndeshjen e kthimit Atalanta triumfoi 3-0 ndaj Marseille dhe Berat Gjimshiti ishte më i miri në prapavijë, teksa në fund të sfidës u vlerësua me notën 7.6 nga sajti i specializuar për statistika sofascore.

Edhe në sfidën e fundjavës në Seria A kundër Romës, Atalanta regjistroi fitoren e radhës me rezultatin 2-1, ndërsa Berat Gjimshiti sërish u vlerësua më i miri në mbrojtje duke regjistruar një tjetër paraqitje dinjitoze me Atalantën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit