-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marta Kos: Shqipëria ka bërë një hap të madh drejt BE-së dhe mbylljes së kapitujve të negociatave

Kryesoret

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka vlerësuar progresin e vendit në procesin e integrimit europian, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, theksoi se Shqipëria ka përmbushur standardet e ndërmjetme në fushën e sundimit të ligjit dhe mund të avancojë drejt mbylljes së kapitujve të negociatave.

“Shqipëria ka hedhur një nga hapat më të rëndësishëm deri tani në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Ajo u bë vendi i dytë kandidat, pas Malit të Zi, që përmbush standardet e ndërmjetme për sundimin e ligjit. Kjo do të thotë se Shqipëria tani mund të ecë drejt mbylljes së kapitujve në negociatat e saj me BE-në. Është një arritje e madhe, rezultat i më shumë se një dekade pune të palodhur. Është një moment për t’u festuar, por edhe për të thelluar reformat dhe për të sjellë ndryshime që ndikojnë realisht në jetën e qytetarëve,” u shpreh Marta Kos.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit