Napoli humbi një mundësi të artë për të siguruar matematikisht pjesëmarrjen në Champions League, pasi është mundur në mënyrë të papritur në shtëpi nga Bologna me rezultatin 2-3.
Kjo ka bërë që pesë skuadra të Serie A të jenë brenda një diference prej vetëm pesë pikësh në garën për tre vende në Ligën e Kampionëve, me Juventusin, Milanin, Romën dhe Comon që janë afruar shumë.









