-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyhet dosja ‘Metamorfoza’

Kryesoret

Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë për në 24 maj, ora 10:00, seancën paraprake ndaj 8 të pandehurve të çështjes “Metamorfoza”.

Seanca u shty për shkak të mungesës së të pandehurit Xhevahir Lita dhe avokatit të tij mbrojtës. Në sajë të këtij operacioni u arrestuan biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i operacionales, Oltion Bistri, ish-efektvi Adrit Hasanbegaj, Asmer Bilali dhe Edmond Preka, ky i fundit shoferi i biznesmenit Gjoka.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe 9 persona të tjerë mes të cilëve Behar Bajri dhe Ervis Martinaj. SPAK, finalizoi dhe lëshoi 15 urdhër arreste për këtë operacion, pas zbërthimit të aplikacionit SKY.

Ndaj tyre rendojnë 12 vepra penale, nga ajo e “Vrasjes me paramendim”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë shtetëror” deri në “Shpërdorim detyre” e “Pastrim parash”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit