I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” gazetari dhe Flogert Muça ka folur për eksperiencën e tij në Athinë teksa ka qenë i pranishëm në takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët.
Ai u shpreh se kjo vizitë kishte shumë ndjenja patriotizmi dhe u trajtua si festë
Muça:Pra ndryshe nga ç’mund ta perceptosh nga mediat, kur je në terren që mund të kuptosh arsyet dhe emocionet e njerëzve. Dhe ajo që kuptova që ata kishin një lloj ndjenje krenarie jo për Ramën.Kushdo që të ishte prej politikanëve do ndiheshin njësoj.
Pra impresioni ishte një çlirim që ata kishin që kryeministri shkoi qau hallet iu dha një fije shprese, dikush i begenisi.
Gjithë njerëzit aty e panë si festë, ku nuk ishte as partia dëgjonin hallet e tyre
Kur zbritëm në aeroport kishte forca policia, po ashtu dhe në stadium kishin forca të armatosura.
Brenda kishte forcat e policisë shqiptare.