Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë një thirrje publike për autorin e vrasjes së Novruz Cenalias në Fier.
Ai i bën thirrje autorit të dorëzohet.
Një apel pati dhe për policinë e shtetit që të arrestojë 23-vjeçarin Asllan Mernica “një orë e më parë”.
“Nxis policinë dhe drejtuesit e saj që të bëjnë gjithçka për arrestimin një orë e më parë të autorit. E them shpesh që do të bëjmë gjithçka që në këtë vend të ngulitet mrië në mendjen e kujtdo që është e papranueshme të ngrsh dorën ndaj një punonjësi policie. Nuk dua të hyj në interpretimin e informacioneve paraprake, ende nuk dihen arsyet. Gjithsesi përgjegjësia e parë që bie mbi policinë është identifikimi menjëhershëm i autorëve. U bëj thirrje familjarëve dhe vetë personit mbi të cilin rëndojnë akuza që të dorëzohet”.