-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zonja e Parë e Ukrainës viziton Serbinë

Kryesoret

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, dhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, e nisën të dielën një vizitë dypalëshe në Beograd.

Kjo është vizita e parë e një personaliteti të lartë ukrainas në Serbi prej se Moska e filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Vizita e tyre filloi me një vizitë në Bibliotekën e Qytetit të Beogradit, ku u shoqëruan nga Tamara Vuçiq, bashkëshortja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Zelenska vizitoi qytetin dhe kështjellën mesjetare serbe Kalemegdan, njoftoi agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Ndërkohë, Zelenska shkroi në rrjetin social Instagram se e vizitoi vendin arkeologjik me ekspozitën “Salla romake” në bibliotekën e qytetit të Beogradit, si dhe “Raftin ukrainas”, një cep i bibliotekës me libra ukrainas që u themelua nën patronazhin e saj.

Ajo mori pjesë edhe në nënshkrimin e një marrëveshjeje për bashkëpunim në mes të universiteteve të Beogradit dhe Kievit, siç u raportua.

Zelenska dhe Kuleba mbërritën për të vizituar Serbinë dhjetë ditë pas zgjedhjes së Qeverisë së re serbe, pjesë e të cilës janë edhe dy ministra të afërt me Rusinë, gjë për të cilën Beogradi është kritikuar nga BE-ja dhe SHBA-ja.

Aleksandar Vulin – i cili është nën sanksionet e SHBA-së prej korrikut 2023, mes tjerash, për shkak të lidhjeve me Rusinë – u emërua zëvendëskryeministër. Ndërsa, Nenad Popoviq, i cili është në listën e zezë të SHBA-së për shkak të lidhjeve me Rusinë – u emërua ministër pa portofol.

Ndërkohë, presidenti Vuçiq është takuar me liderin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tre herë prej shkurtit 2022, kur filloi pushtimi rus, gjatë forumeve ndërkombëtare jashtë vendit dhe herën e fundit në një takim rajonal në Tiranë në shkurt./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit