-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Banda italo-shqiptare teston nëndetëse për transport droge

Kryesoret

Mediat italiane raportojnë se duke nisur nga orët e para të ditës së sotme, karabinierët e njësisë hetimore të komandës krahinore të Torinos zhvilluan një operacion të gjerë në provincat e Torinos dhe Frosinone si dhe në territorin shqiptar me ekzekutimin e masave paraprake në burg dhe kontrollit.

Të gjitha në kuadër të një hetimi për të luftuar trafikun ndërkombëtar të drogës, të koordinuar nga drejtoria e qarkut Antimafia të Torinos dhe në bashkëpunim me shërbimin ndërkombëtar të bashkëpunimit policor, zyrën e ekspertit të sigurisë në Tiranë dhe Interpol.

Në veprimtarinë hetimore, të quajtur konvencionalisht ‘Car Wash‘, pasi e ka origjinën nga hetimet ndaj drejtuesve të lavazheve që menaxhonin në mënyrë të paligjshme disa plantacione marijuane, hetuesit rindërtuan copat e një shoqate me një bazë logjistike në Volvera, ku në vitin 2022 u arrestua një 62-vjeçar me 200 kilogramë drogë të fshehura në shtëpinë e tij.

Grupi vepronte midis Ekuadorit, Belgjikës, Francës, Spanjës dhe Italisë dhe dyshohet se furnizonte qendrat kryesore italiane të trafikut të drogës me sasi të konsiderueshme kokaine, hashashi dhe marijuanë.

Sipas gjetjeve të karabinierëve, organizata drejtohej nga dy vëllezër me origjinë shqiptare, të cilët, duke shfrytëzuar burime të konsiderueshme financiare, rekrutuan ‘punëtorët e drogës’ në Itali dhe Shqipëri. Këta bashkëpunëtorë sipas të gjitha gjasave kishin për qëllim mbajtjen, transportin dhe shitjen e lëndës narkotike në territor.

Trafikantët, ndër të tjera, kishin projektuar dhe testuar një nëndetëse të vogël, e cila mund të pilotohej nga distanca, ndoshta për qëllime transporti droge. Mjeti, i ndërtuar në fakt, nuk ishte vënë ende në funksion. Megjithatë, janë kryer teste për ta përdorur atë brenda Lago Grande të Avigliana.

Gjatë hetimeve, të kryera nga nëntori 2021 deri në fund të vitit 2022, hetuesit kapën disa ngarkesa droge dhe sekuestruan mbi 204 kilogramë, përfshirë kokainë, hashash dhe marijuanë. Kokaina me shumë gjasa ka mbërritur në Itali nga Amerika e Jugut, duke kaluar nga Holanda, ndërsa pjesa tjetër ka kaluar tranzit nga Spanja dhe Franca, duke përdorur makina të pajisura me dysheme të dyfishta të bëra vetë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit