Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e sotme do shkojë poshtë shtëpisë së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Meta ka nisur marshimin e tij nga selia e PL-së së bashku me simpatizantë të partisë së tij drejt rrugës “Mustafa Mohiti” e cila tashmë emërtohet si “Rruga e Shpresës”.
Kjo nuk do të jetë hera e parë që Meta i bashkohet këtij organizimi, pasi u bë pjesë disa javë më parë, në të njëjtën ditë kur u zhvillua edhe Konventa e Partisë së Lirisë.