Përpara bashkisë së Tiranës po zhvillohet protesta e shtatë. Grupi i Berishës kërkon largimin e Erion Veliajt. Tubimi nisi me molotov drejt policisë dhe bashkisë.
Mes protestuesve para Bashkisë së Tiranës është edhe Argita Malltezi, vajza e liderit të opozitës, Sali Berisha.
Edhe këtë herë Malltezi mbante veshur bluzën me thirrjen: ‘Lironi Berishën’. Qytetarët po kërkojnë prej javësh dorëheqjen e Erion Veliajt.