Vijojnë kërkimet për arrestimin e autorit të vrasjes së policit Novruz Cenalia.
Kontrollet janë shtrirë në një territor më të gjerë.
Burime të policisë së Fierit bëjnë me dije se një person të ngjashëm fizikisht me autorin është parë në Gjirokastër.
Policia po verifikon informacion e marrë dhe për këtë ka lajmëruar policinë e Gjirokastrës. Policia ngre dyshimet se personi mund edhe të tentojë të kalojë kufirin. Ndërkohë kontrollet vijojnë në fshatin Pojan. Kontrolle po bëhen në stane, në tunele, në Tepelenë.