Kanë ardhur disa reagime nga liderë botërorë për sulmin që i është bërë kryeministrit sllovak Robert Fico. Gjendja e tij është e rëndë. Liderët botërorë e kanë qujatur këtë sulm tronditës.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dënon atë që ajo e quan një “sulm të poshtër” ndaj Ficos.
Kryeministri britanik Rishi Sunak gjithashtu ka reaguar ndaj lajmit të fundit, duke thënë se është “i tronditur”.
Ai shkroi në X: “Të tronditur kur dëgjova këtë lajm të tmerrshëm. Të gjitha mendimet tona janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij.”
Kryeministri rumun Marcel Ciolacu thotë se është “thellësisht i tronditur” nga lajmi i të shtënave dhe thotë se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.
Kryeministri çek Petr Fiala thotë se të shtënat janë “tronditëse” dhe i uron Ficos shërim të shpejtë.
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orabn thotë se është “thellësisht i tronditur nga sulmi i urryer kundër mikut tim, kryeministrit Robert Fico”.