-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Del VIDEO-Plumba kryeministrit sllovak

Kryesoret

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është plagosur me armë zjarri këtë të mërkurë. Ai është qëlluar jashtë Shtëpisë së Kulturës, aty ku po mbahej një mbledhje e qeverisë.

Sipas mediave vendase, Fico ishte duke folur me disa qytetarë jashtë ndërtesës kur u dëgjuan disa të shtëna.

Autori i dyshuar është arrestuar, ndërsa kryeministri është dërguar në spital me urgjencë.

Qëllohet me armë kryeministri në Slloveni

Nënkryetari i Parlamentit të Sllovakisë, Lubos Blaha, konfirmoi incidentin gjatë një seance parlamentare, të cilën e shtyu për datë të papërcaktuar, njoftoi agjencia sllovake e lajmeve, TASR.

Nuk dihet sa rëndë mund të jetë plagosur Fico. Gazetarët, të cilët ishin në vendin e ngjarjes, thanë se u dëgjuan disa të shtëna me armë.

Ata shtuan se zyrtarët e sigurisë e futën një person në një veturë dhe u larguan me shpejtësi.

I arrestuari besohet se është i dyshuari që shtiu mbi kryeministrin, megjithëse kjo nuk është konfirmuar nga policia lokale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit