Anëtari i Kryesisë së selisë blu, Belind Këlliçi, i kërkoi Prokurorisë së Posaçme të hetojë korrupsionin e Erion Veliajt me pronat publike në Bashkinë e Tiranës.
“Për subjektin “Arlis Ndërtim”, Erion Veliaj ka fallsifikuar letrat e pronës, ka miratuar lejen e ndërtimit në kundërshtim me ligjin si dhe minimalisht i ka kursyer atij kompleksi ndërtimi të paktën 1 milionë euro kosto për depozitimin e dherave.
Pyetja që shtrojmë sot për Prokurorinë e Posaçme është:
A është regjistruar nga ana juaj, ky kallëzim penal i depozituar 6 muaj më parë?
A nuk janë këto veprime, tregues i qartë i veprimtarisë të një pronari faktik të kompleksit “Square 21”?
I bëjmë thirrje sërish SPAK, të administrojë të gjithë dokumentacionin e kompleksit “Square 21”, të administrojë të gjithë kontratat e shitjes, kontratat e kleringut dhe njëlloj si në rastin e Olti Bistrit, të sekuestrojë të gjithë asetet e fshehura të drejtorëve të Bashkisë Tiranë dhe vetë Erion Veliajt në këtë kompleks.
Pas kësaj deklarate, kjo kërkesë do ti depozitohet zyrtarisht SPAK” tha ai.