Pas rreth 3 orëve debate në komisionin e TIMS është miratuar kërkesa që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura siç kërkoi ministri i Brendshëm Taulant Balla.
“Po hedh për votim kërkesën e Naços që mbledhja e komisionit të bëhet me dyer të mbyllura. Mos i fusni duart kështu pa ua dhënë fjalën. Mbledhja me dëshmitarin të bëhet e mbyllur. Anëtarët e pa pajisur me certifikatë sigurie të marrin pjesë në mbledhje dhe mbledhja të zhvillohet. Më vjen mirë që sa herë ju flas unë ju kërceni përpjetë”, tha kryetari i komisionit Ervin Salianji, ndërsau votua pro kërkesës mes tensionesh.