Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “X” për atentatin që iu bë kryeministrit të vendit, Robert Fico.
Ai u shpreh se ndihej i tronditur dhe i uroi shërim të shpejtë.
“I tronditur nga lajmi i sulmit të tmerrshëm ndaj Kryeministrit të zgjedhur të Sllovakisë, një i mbijetuar i madh dhe mik i dashur të cilit i uroj shërim të shpejtë dhe një rikthim spektakolar”, u shpreh Rama.