Tronditje! Mesditën e sotme kryeministri sllovak Robert Fico u qëllua me armë zjarri. Ai mbeti i plagosur teksa përshëndeti mbështetësit jashtë “Shtëpisë së Kulturës” në një aktivitet.
59-vjeçari Fico është plagosur në bark, siç raporton Reuters, ndërsa autori është arrestuar menjëherë pas të shtënave, në afërsi të sheshit Hadlova.
Por si ndodhi ngjarja? Sipas mediave kishte një turmë njerëzish që prisnin jashtë ndërtesës dhe njëri prej tyre filloi të qëllonte drejt kryeministrit. “Sulmuesi kishte vënë në shënjestër kryeministrin”, tha një dëshmitar, duke shtuar se janë qëlluar dy të shtëna.
Kush është Robert Fico?
Robert Fiço është dalluar për retorikën e tij pro-ruse dhe antiperëndimore. Karriera e tij politike filloi në vitet 1990 dhe që atëherë ai ka pasur poste të ndryshme të rëndësishme, duke përfshirë atë të Kryeministrit të Sllovakisë në tre mandate të ndryshme: 2006-2010, 2012-2018 dhe përsëri nga viti 2023 e deri më sot.
⚡️⚡️⚡️ The first minutes after the attack on Robert #Fico – the prime minister’s security guards evacuate him to his motorcade while eyewitnesses hold the shooter
According to preliminary information from Slovak media, Fico was shot multiple times. One to the abdomen, one to the… pic.twitter.com/vhcYPPjjlg
— NEXTA (@nexta_tv) May 15, 2024
Fico është i njohur për qëndrimet e tij populiste dhe aftësinë për të lundruar në ujërat komplekse politike të Sllovakisë, duke mbajtur një rekord si kryeministri më jetëgjatë në historinë e vendit.
Megjithatë, mandati i tij nuk ka qenë pa polemika, duke përfshirë akuzat për korrupsion dhe përfshirje në kriza politike, siç është kriza e shkaktuar nga vrasja e gazetarit Ján Kuciak, e cila çoi në dorëheqjen e qeverisë së tij në 2018.
Me retorikën e tij të së djathtës ekstreme arriti të rifitonte besimin e elektoratit, duke u rikthyer në postin e kryeministrit në vitin 2023.