-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Sulmet’ nga trajneri, Jasir Asani ‘shkrihet gazit’ dhe tregon ‘kilet’ e tepërta

Kryesoret

Jasir Asani ka reaguar menjëherë për lajmet e fundit ku thuhej se është mbipeshë. Në fakt ishte vetë trajneri i skuadrës Gwangjju që kishte deklaruar se arsyeja që nuk luan është se futbollisti kishte shtuar disa kilogram më tepër dhe se në stërvitje nuk kishte përformancën e duhur.

“Mëngjarashi” i kombëtares ka bërë një postim në rrjete sociale, ku në një farë mënyre hedh poshtë deklaratat e trajnerit. Një foto në palestër e shoqëruar me disa të qeshura, që merren si ‘ironi’ për atë çfarë deklaroi trajneri.

‘Është mbipeshë dhe nuk ka performancë të stërvitje’, ishin fjalët e trajnerit të Gwangjju, i cili gjithashtu shtoi se ‘nuk e di sesi përzgjidhet nga Shqipëria, të isha në vendin e tyre do e rimendoja’.

‘Është mbipeshë’, trajneri ‘sulmon’ Asanin: Çuditem pse përzgjidhet nga Shqipëria

Deklarata të cilat bënë jo pak bujë, sidomos për faktin se qëndrojnë kundër një lojtari kyç të Kombëtares shqiptare, pikërisht para Euro 2024.

Asani ka luajtur vetëm 8 minuta në këtë sezon në Korenë e Jugut, sigurisht statistika që nuk mund të kënaqin trajnerin Sylvinho, i cili sulmuesin e ka të ‘preferuarin’ e tij, teksa pritet të jetë ndër të grumbulluarit për në Euro 2024.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit