-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘E ardhmja është e zymtë’/ BIRN: Emigracioni përgjysmon nxënësit në qarkun e Kukësit

Kryesoret

Në Letaj të Hasit, në kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë,  drejtori i shkollës 9-vjeçare të fshatit, Gëzim Koka thotë me dëshpërim se gjashtë nxënës të tjerë u larguan me familjet e tyre në emigrim këtë vit.

Dikur e mbushur me qindra fëmijë, sot shkolla e fshatit Letaj ka vetëm 79 nxënës dhe humbet çdo vit nxënës të rinj prej emigracionit. Mësuesi i vjetër në profesion thotë se prej kohësh klasat fillore bëjnë mësim me orë kolektive, ndërsa numri në rënie i regjistrimeve nuk premton ndonjë ndryshim në të ardhmen.

“E ardhmja është e zymtë. Nuk mund të bëjmë dot një skuadër futbolli për të luajtur,” thotë me dëshpërim Koka.

Kjo zonë njihet për emigracionion e lartë drejt Anglisë, por vitet e fundit, ata që nuk kanë mundur të kalojnë detin që ndan ishullin Britanik me Europën, kanë qëndruar në Francë, Gjermani apo edhe në Hungari.

Situata në Letaj, një fshat i minuar gjatë Luftës së Kosovës, nuk është e izoluar.

Të dhënat e siguruara përmes kërkesave për të drejtë informimi tregojnë se në të gjithë qarkun e Kukësit, 48 shkolla u mbyllën në dekadën e fundit, ndërsa numri i nxënësve është thuajse përgjysmuar.

Goditjen më të rëndë për shkak të emigracionit në këtë qark duket se e ka Njësia Administrative e Shishtavecit në bashkinë e Kukësit.

Këtu emigracioni drejt vendeve të Bashkimit Europian apo edhe më tej në Britani, u lehtësua pas shpalljes së zonës si minoritet bullgar në vitin 2017. Prej këtej, qindra banorë u pajisën me pasaporta bullgare dhe e patën më të lehtë lëvizjen dhe punësimin në Perëndim.

Rënia demografike pasqyrohet qartë edhe nga numri i lindjeve në shtatë fshatrat e kësaj njësie me 4716 banorë të regjistruar.

Lexoni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit