-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Tre momentet kyçe te inceneratori i Tiranës

Kryesoret

Tre momente sipas Belind Këlliçit janë kyçe për t’u hetuar nga SPAK në dosjen e inceneratorit të Tiranës. Anëtari i Kryesisë së demokrateve të Rithemelimit vijoi denoncimet e tij, duke vënë në qendër të akuzës kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Kontrata koncensionare për inceneratorin e Tiranës, duhet hetuar në 3 momente. Komunikimi shkresor me Arben Ahmetajn, ku pronari faktik i inceneratorit Tiranë, Erion Veliaj, i kërkonte me këmbëngulje Ministrit të Financave miratimin e këtij koncensioni

Shkresa e muajit mars 2017, ku Erion Veliaj, në shkelje të Ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, pa asnjë miratim nga Këshilli Bashkiak, miratoi koncensionin e plehrave. Aneksi nr.9 i kontratës koncensionare, që daton në mars të vitit2018, përmes së cilës Erion Veliaj futi përfundimisht Bashkinë e Tiranës, jo vetëm në një angazhim financiar për 30 vite, por gjithashtu i ngarkoi bashkisë detyrimin për të asistuar dhe kontrolluar koncensionarin.

Është e qartë si drita e diellit, se në të 3 momentet që analizuam emri i vetëm i përbashkët, është pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj. SPAK e ka të kotë që zgjat agoninë e tij” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit