-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Do ta ndërtojmë teatrin siç ishte dhe ku ishte

Kryesoret

Ish-kryministri Sali Berisha ka folur në tubimin e sotëm për kauzën e Teatrit Kombëtar i cili sipas tij është objektiv madhor i PD-së.

Berisha deklaroi se teatri do të rindërtohet ashtu siç ishte dhe aty ku ishte.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, guximtare dhe guximtare, qëndrestare dhe qëndrestarë, luftëtarë të paepur të kauzës së drejtë.

Përulem me nderimin më të madh para jush.

Por një nderim të veçantë, mirënjohje të pakufishme kam për artistët e vërtetë të këtij kombi, që në një betejë të pashembullt, mbrojnë një kauzë kombëtare.

Mbrojtën simbolin e arrirë të kombit, Teatrin Kombëtar, që 4 vite më parë, biri i të keqes e shembi në një akt barbarie kulturore në mesnatë, Erion Veliaj.

Të dashur miq, kauza e Teatrit është kauzë nderi.

Është kauzë dinjiteti.

Është kauzë e të vërtetës kulturore të një kombi.

Mbrojtja e saj do të mbetet objektiv më madhor i PD. Kjo kauzë është mishëruar dhe do të mishëruar në çdo protestë, në çdo qëndresë, në çdo mosbindje civile gjer në fitoren përfundimtare tonë, rindërtimin e Teatrit aty ku ka qenë, ashtu siç ka qenë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit