-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Franca: Kosova mund të shkaktojë përçarje

Kryesoret

Ministri francez për Çështje Evropiane, Jean-Noel Barrot deklaroi sot se Franca beson se në këtë fazë ekziston rreziku që çështja e Kosovës të shkaktojë përçarje ndërmjet shteteve në Këshillin e Evropës, dhe se çështja e anëtarësimit duhet të shqyrtohet më vonë.

Ai para seancës së Komitetit të Ministrave ka thënë se Franca është një nga anëtarët e Këshillit të Evropës që e njeh Kosovën dhe beson se në të ardhmen Kosova do të jetë pjesë e KiE-së.

“Megjithatë, Franca beson se në këtë drejtim, Kosova ka një rrugë të caktuar për ta kaluar dhe Franca është në dispozicion për ta shoqëruar Kosovën në atë rrugë”, ka theksuar Barrot.

Komiteti i Ministrave është mbledhur sot në Strasburg, por çështja e anëtarësimit të Kosovës ka mbetur jashtë agjendës. Pas votimit në Asamblenë Parlamentare, Kosovës i është kërkuar dërgimi i draftstatutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit