-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndikimi i plagosjes së Robert Fico në zgjedhjet e qershorit në BE

Kryesoret

Ndërsa kryeministri sllovak Robert Fico po rikuperohej nga plagët e marra në sulmin e së mërkurës, incidenti rriti shqetësimet në Evropë para zgjedhjeve të 6-9 qershorit.

Në 27 vendet e BE-së, peizazhi politik po polarizohet gjithnjë e më shumë nga retorika e ashpër mes partive kryesore dhe populistëve të ekstremit të djathtë.

“Është tronditëse që dikush mund të bëhet viktimë e ideve të tij politike. Tre javë përpara zgjedhjeve, kjo është jashtëzakonisht alarmante”, tha kryeministri belg Alexander De Croo, vendi të cilit kontrollon presidencën e BE-së.

“Le të bëjmë një fushatë intensive me fjalë, por jo përtej tyre”, tha zoti De Croo për kanalin rajonal VRT. Duke nënvizuar seriozitetin e çështjes, De Croo paraqiti një ankesë në polici të enjten kundër një transmetuesi lidhur me një veprim, që megjithëse dukej se ishte shaka, bënte thirrje për “pushkatim” të kryeministrit.

Ngjarje të tilla nuk janë shaka. Në Gjermani javën e kaluar, një politikane e njohur nga Berlini u sulmua dhe pësoi lëndime në kokë dhe qafë. Një javë më parë, një kandidat nga partia e kancelarit Olaf Scholz u rrah gjatë fushatës për zgjedhjet e muajit të ardhshëm për Parlamentin Evropian dhe iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje mjekësore.

Politika e kompromisit hodhi themelet për shoqërinë e famshme të mirëqenies evropiane, por vitet e fundit, debatet politike agresive kanë qenë në rritje.

“Ka pasur dialog dhe procesi i ngadalshëm politik prodhonte zgjidhje. Por tani, shpesh kjo nuk funksionon më”, thotë profesor Hendrik Vos nga Universiteti i Gentit.

Sllovakia është një rast i tillë. Mjeshtëria e kryeministrit Fico në përdorimin e politikës konfrontuese e ndihmoi atë të siguronte një mandat të tretë në detyrë./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit