-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia franceze vret një person pasi tentoi t’i vinte flakën një sinagoge

Kryesoret

Policia franceze ka vrarë një person të armatosur i cili po tentonte t’i vinte flakën një sinagoge në qytetin verior të Ruanit, tha ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, më 17 maj.

“Policia kombëtare në Ruan mëngjesin e sotëm neutralizoi një person të armatosur, i cili qartësisht dëshironte t’i vinte flakën sinagogës së qytetit”, shkroi Darmanin në X, që më herët njihej si Twitter.

Agjencia AFP raportoi se një burim i ka thënë se personi i vrarë “ishte i armatosur me një thikë dhe shufër hekuri. Ai iu afrua policisë, e cila e qëlloi” për vdekje.

Franca ka komunitetin më të madh hebre në shtet pas Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. Ky shtet, ka po ashtu komunitetin më të madh mysliman në Evropë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit