Një 22-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e së enjten në Greqi.
I riu ishte duke udhëtuar me një motor kur u përplas me një makinë pak pas mesanate.
Media greke Protothema ka publikuar pamjet e momentit të aksidentit, ku shihet momenti teksa motori ikën zvarrë për disa metra para se të përplaset me bordurën anësore.
Sipas dëshmitarëve okularë, i ndjeri Anxhelo, ka rënë më kokë në bordurë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Shikoni KËTU videon e aksidentit