Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka takuar sot diplomaten dhe politikanen amerikane Hillary Clinton.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Hyseni në rrjetet e tij sociale ku dhe ka shkruar se i ka shprehur Clinonit të gjithë mirënjohjen për kontributin që ajo dhe bashkëshorti i saj kanë bërë për Shqipërinë dhe Kosovën.
“Me ftesë të Fondacionit “Clinton Global Initiative”, në Konferencën e Sofies, pata nderin të takohem me Sekretaren e 67-të të Departamentit të Shtetit të Amerikës🇺🇸. I shpreha mirënjohjen dhe respektin e përjetshëm të shqiptarëve për kontributin historik të saj dhe veçanërisht të Presidentit Bill Clinton për lirinë e Kosovës dhe prosperitetin e Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit.” ka shkruar Hyseni në Facebook.