Sot do të përcillet për në banesën e fundit në Vlorë, Enkelejda Dani e cila u ekzekutua nga burri në Greqi dy ditë më parë.
Mediat greke shkruajnë se 50-vjeçari nuk jep pëlqimin që djali i tij i mitur të marrë pjesë në varrimin e nënës në Shqipëri. Pasi u arrestua, 50-vjeçari Artur Dani tha se nuk është penduar, pasi gruaja e tij kishte prej vitesh lidhje jashtëmartesore.
50-vjeçari u tha policëve që e arrestuan: “Po hante lekët e mia. Ajo kishte një lidhje jashtëmartesore për shumë vite. Nuk mund të duroja të shihja të dashurin e saj. Ai drejtonte makinën time, unë bëja dy punë”, tha ndër të tjera autori.
I mori jetën gruas, burri: Unë bëja dy punë, ajo me dashnorin xhiro me makinën time