Vazhdon prej mëngjesit të djeshëm operacioni i SPAK-ut për të ekzekutuar 43 urdhër-arrestet për kokat e krimit, disa prej të cilëve ndodhen në qeli dhe disa jashtë vendit.
Policia ka zbarkuar te banesat e Avdylajve në Shijak, emrat e të cilëve kanë dalë në komunikimet SKY. Ndaj dy vëllezërve Astrit dhe Altin Avdylaj, janë lëshuar urdhër arreste.
Astrit Avdylaj, me nofkën Niçja or edhe vëllait Altinit ka pasur shumë akuza. Kontrolle janë bërë edhe te banesa e Fatmir Troplinit (Miri i Pojes) i shpallur në kërkim nga policia.
Ai akuzohet si i përfshirë në hartimin e planit për vrasjen e Preng Gjinit. Ky i fundit i mbijetoi atentatit me tritol.