Tifozët e Partizanit pas ndeshjes kanë sulmuar autobusin e tifozerisë korçare duke i thyer 3 xhama.
“Guerrilsat” i kishin zënë pritë tifozerisë korçare në vendparkimin e autobusëve, duke thyer xhamin e parë dhe dy anësorët.
Fatmirësisht, nuk ka patur të lënduar, ndërkohë që tifozët korçarë bëjnë të ditur se në vendparkimin e mjeteve të tifozerisë korçare nuk ka patur prezencë të uniformave blu.
Partizani është finalisti i parë i “Final Four”. Të kuqtë mundën Skënderbeun në ndeshjen e parë gjysmëfinale dhe tanimë presin emrin e skuadrës që do të kenë përballë më datë 26 maj.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Bintsouka, në minutën e 48. Kundërshtari i Partizanit do të dalë nga çifti Egnatia-Vllaznia.