-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin: Jemi gati për armëpushim gjatë Lojërave Olimpike

Kryesoret

Vladimir Putin ka deklaruar se nga Kina Rusia është e gatshme të ndërpresë bombardimet gjatë periudhës së Lojërave Olimpike në Francë. Akuzoi se ishte Kievi që i ndërpreu negociatat dhe zgjodhi të luftojë, të nxitur nga “mbajtësit e saj perëndimorë”.

“Ne jemi mashtruar disa herë. Tani duhet të kuptojmë se me kë dhe si duhet të merremi. Presidenti Shi Xhinping më tha për një armëpushim gjatë lojërave olimpike në Francë. Ne diskutuam këtë temë, sapo e përmendëm atë. Mendoni për këtë: Së pari, këto parime olimpike, duke përfshirë armëpushimin olimpik janë shumë të sakta dhe konstruktive”.

Vladimir Putin dha shpresa për një situatë më të mirë ndërkombëtare pasi premtoi se nuk ka në qëllim të pushtojë Kharkivin. Qëllimi sipas Putin është krijimi i një zone tampon për të krijuar një vijë sigurie për qytetarët rus.

“Kur bëhet fjalë për atë që po ndodh rreth Kharkiv-it, edhe ky është faji i tyre”. Presidenti i Ukrainës, Voldymyr Zelensky shprehu skepticizëm për hipotezën e armëpushimit të përkohshëm në Ukrainë, me rastin e Lojërave Olimpike të Parisit, duke deklaruar se kjo lloj nisme “nuk funksionon” me Rusinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit