Prej gati 2 ditësh në Korçë banorët e Maliqit por dhe disa zona të tjera janë mbuluar nga një pluhur masiv duke shqetësuar banorët e zonave.
Sipas specialistëve, situata e krijuar ka ardhur për shkak të rërës së Saharasë.
Në Shqipëri, ky fenomen mund të ndodhë kur kushtet atmosferike lejojnë për transportin e rërës nga bregdeti afër Saharasë drejt Ballkanit dhe Gadishullit të Italisë.