Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e policisë në Elbasan, ku janë diskutuar masat për forcimin e sigurisë dhe luftimin e paligjshmërisë.
Hita ka kërkuar një vëmendje të veçantë ndaj veprimtarive kriminale të lidhura me lëndët narkotike, duke urdhëruar intensifikimin e kontrolleve dhe aksioneve për goditjen e kultivimit dhe shpërndarjes së drogës.
Një tjetër çështje e rëndësishme ka qenë edhe siguria në institucionet arsimore. Hita ka kërkuar angazhim maksimal nga policia për të garantuar rendin dhe mbrojtjen e nxënësve, duke u fokusuar te rritja e kontrolleve në shkolla dhe institucionet arsimore.
Po ashtu, ai theksoi rëndësinë e parandalimit të armëmbajtjes pa leje dhe kërkoi masa të rrepta për ruajtjen e sigurisë publike.









