-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luka Modric pranë rinovimit me Realin e Madridit

Kryesoret

E ardhmja e Luka Modric po bëhet e qartë. Real Madridi nuk kishte bërë asnjë lëvizje duke menduar për vazhdimësinë e kroatit apo Toni Kroos. Por ky skenar ka ndryshuar, klubi ka ndërmarrë hapa drejt rinovimit të të dyve.

Nëse një javë më parë agjenti i Modric, Vladica ‘Vlado’ Lemic siguroi se “deri më tani nuk ka asgjë të qartë për të ardhmen e Modric me Real Madridin”, pas disa ditësh pozicioni i tij ka ndryshuar. Në një prononcim për mediat, përfaqësuesi i futbollistit tashmë ‘parashikon’ rinovimin e tij me madrilenët. “Më shumë gjasa ai do të qëndrojë edhe një vit dhe të vazhdojë të shkruajë historinë”, thotë Lemic.

“Real Madrid është klubi më i mirë në botë dhe udhëhiqet nga presidenti më i mirë në historinë e futbollit. Luka Modric është një tifoz i Real Madridit që e do klubin dhe e konsideron atë shtëpinë e tij”, këmbëngul Lemic, duke e bërë të qartë qëllimin e lojtarit për të vazhduar marrëdhënien e tij me Real Madridin edhe për një vit .

Edhe pse roli i tij në skuadër ka ndryshuar dhe ai nuk konsiderohet më titullar i padiskutueshëm, siç ka qenë për kaq shumë sezone, Modric është përshtatur me rolin e tij të ri. Ai ka luajtur 43 ndeshje deri më sot, ka fituar titullin e tij të 25-të duke fituar La Ligën dhe mund të kurorëzohet kampion i Ligës së Kampionëve për herë të gjashtë më 1 qershor. Në shtator ai do të mbushë 39 vjeç. Nëse ai pranon ofertën që i vjen nga Real Madrid.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit