Disa detaje të reja kanë dalë nga megaoperacioni i SPAK ku janë sekuestruar pasuri dhe janë lëshuar 50 urdhër arreste.
Nga këto hetime ka rezultuar se një grupet më të rrezikshme kriminale ka qenë grupi i krijuar nga Ervis Martinaj i cili ka qenë në aleancë me një tjetër grup kriminal i cili vepronte në Lezhë dhe drejtohej nga Arben Noka.
Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit.
Të dy grupet kriminale kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit.
Ervis Martinaj, kontakton shtetasin V.I., i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit F.H.
Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Martinaj dhe Noka vijnë edhe shtetasit Emilajno Shullazi dhe A.A, për të kryer vrasjen e Durim Bamit.