Efektivi i RENEA-s, Altin Morina i cili në marsin e 2023 u arrestua me 113 mijë euro në makinë ka pasur bashkëpunim me Durim Bamin, për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës së Tapizës.
“Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi D.B., në bashkëpunim me shtetasin A.M. (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës’
Ndërkohë efektivi tjetër i RENEA-s është Ardjan Pikli i cili ka qenë efektiv RENEA-s deri në 2021 dhe është i arrestuari në Gjermani.