SPAK ka publikuar disa pamje nga aksioni i marrë orët e fundit për të goditur disa grupe kriminale.
Nga këto pamje të publikuara dallohen një sasi e madhe parash, rreth 1 milionë euro cash, bizhuteri, ora dhe makina.
SPAK ka sekuestruar në total 4.5 milionë euro në të cilat përfshihen:
Të groposura në tokë, ja si fshiheshin miliona eurot dhe bizhuteritë e kriminelëve
2,996,760 Euro cash;
Sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta;
Ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 Euro;
Armë zjarri;
Targa të përshtatura automjetesh;
Automjete luksoze (nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro);
Sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj., thuhet në njoftimin e SPAK.