-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OBSH publikon shifrat: 10 mijë njerëz vdesin çdo ditë nga sëmundjet e zemrës

Kryesoret

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka zbuluar se sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për 40% të vdekjeve në Evropë, që arrijnë në 10,000 vdekje në ditë, ose katër milionë në vit.

Per këtë arsye OBSH po u kërkon evropianëve të reduktojnë konsumimin e kripës.

“Zbatimi i politikave të synuara për të reduktuar konsumin e kripës me 25% mund të shpëtojë rreth 900,000 jetë nga sëmundjet kardiovaskulare deri në vitin 2030,” tha në një deklaratë Hans Kluge, drejtori i degës së OBSH-së në Evropë.

Në Evropë, një në tre të rritur midis moshës 30 dhe 79 vuan nga hipertensioni, shpesh për shkak të konsumit të kripës, raportoi AFP. Ndërkohë, 51 nga 53 vendet në rajonin evropian të OBSH-së kanë një konsum mesatar ditor të kripës mbi maksimumin e rekomanduar të organizatës prej pesë gramë, ose një lugë çaji.

Kjo është kryesisht për shkak të ushqimeve dhe sidomos ushqimeve të përpunuara.

“Konsumi i lartë i kripës rrit presionin e gjakut, i cili është një faktor rreziku kryesor për sëmundjet kardiovaskulare, si sulmet në zemër dhe goditjet në tru”, tha OBSH.

Pothuajse të gjitha vendet në Rajonin Evropian (52 nga 53) kanë një konsum mesatar ditor të kripës mbi nivelin maksimal të rekomanduar të OBSH-së prej 5 g (rreth një lugë çaji) në ditë.

Konsumi i tepërt i kripës është shkaku kryesor i hipertensionit dhe, më pas, i vdekjeve nga sulmet në zemër, goditjet në tru dhe sëmundje të tjera kronike. Ushqimet e rrugës fast food  dhe ushqimet e përpunuara janë shpesh shkaktarët  kryesorë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit