Ditën e sotme në Shijak u arrestua 33-vjeçari me iniciale T.D., banues në Krujë dhe 43-vjeçari me iniciale V.K., banues në fshatin Ardhishte.
Ata tentuan që të shisnin një shumë eurosh me bojë sigurie të vjedhura në banka të shteteve të BE-së. Në makinën e tyre u gjetën 80 000 euro të vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.