-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Martesa mes 2 vajzave në tarracën e bashkisë Tiranë, regaojnë ashpër insitucionet fetare

Kryesoret

Myftinia Tiranë ka shprehur shqetësimin për martesën mes 2 vajzash të mbajtur në tarracën e Bashkisë së Tiranës.

Myftinia Tiranë nëpërmjet një reagimi përcjell të gjitha shqetësimet e mijëra qytetarëve dhe besimtarëve të cilët ndihen të acaruar nga ky veprim.

“Zhvillimi i një procedure të tillë në kundërshtim me ligjin shqiptar dhe Kodin e Familjes së Republikës së Shqipërisë është një veprim i rrezikshëm për të legalizuar dhe normalizuar një proces që tenton të imponohet pa dëshirë përmes shkatërrimit të familjes dhe kulturës tonë kombëtare.

Ne, këshillojmë dhe u bëjmë thirrje institucioneve të jenë të kujdesshëm ndaj ngjarjeve të tilla duke mos u profilizuar në drejtimin e kundërt me pjesën dërrmuese të votuesve dhe taksapaguesve shqiptarë.

Myftinia Tiranë, mbetet e angazhuar tërësisht dhe fuqimisht në mbështetjen dhe promovimin e vlerave të familjes si thelbi i shoqërive të krijuara nga Zoti i Lartësuar për mbarëvajtjen e njerëzimit.

Po ashtu mbetet e angazhuar në promovimin e çdo akti i cili synon lartësimin moral të ndërgjegjes tonë kombëtare si dhe çdo sipërmarrjeje që çon drejt mirëqenies tonë publike materiale apo shpirtërire qoftë ajo”, thuhej ndër të tjera në reagim.

Një reagim ka ardhur edhe nga dom Mark Pashkoja i cili ka thënë se kisha katolike nuk i mbështet martesat e së njëjtës gjini por personi që ka celebruar çiftin ka abuzuar me veshjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit