E ftuar në emisionin “5 Pyetjet” gazetarja Keti Banushi ka folur për megaoperacionin e SPAK. Sipas saj ky megaoperacion ka sjellë disa risi por gjithsesi është dekonspiruar pasi efektivët e policisë nuk janë arrestuar, çka sjell dyshimin se kolegët e tyre i kanë lajmëruar.
“Janë ekzekutuar 20 urdhër-arreste 30 të tjerë nuk janë ekzekutuar. 8 persona janë arrestuar në Shqipëri, në Itali janë arrestuar 2 dhe në Belgjikë ndërsa një në Gjermani.
Risia e këtij operacioni është që u zhvillua paralelisht dhe jashtë shtetit.
30 nuk janë arrestuar, SPAK nuk ka folur për këtë
Që operacioni është dekonspiruar është e logjikshme, sepse kolegët i kanë njoftuar ndaj ata nuk erdhën në punë.
E reja është që janë kapur dhe shumë shifër e lartë parash, flori, makina, 3 milionë euro cash s mbaj mend të jenë kapur.” u shpreh ajo