Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një takim tjetër me diasporën kësaj radhe në Itali.
Në rrjetet sociale Rama shkruan se takimi me shqiptarët në Itali do të zhvillohet në 26 maj në orën 11:00 në Milano.
Ky takim vjen pak ditë pas atij të zhvilluar në shtetin grek, ku Rama u prit nga qindra shqiptarë të cilët jetojnë në shtetin helen.