Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka caktuar sot vendimin e Gjykatës ku është caktuar masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të jë det6yre a shërbimi publik” ndaj nënkomisarit me iniciale M.Q.
Policia bën me dije se ndaj efektivit ka pasur një hetim disa mujor në të cilin rezultoi se e nënkomisari në kohën kur ishte me detyrë në policinë e Vlorës nuk referonte materialet proceduriale në Prokurori për raste aksidentesh me pasoja të rënda, duke konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.
Aktualisht ai ishte duke ushtruar detyrën në DVP-në e Gjirokastrës.