Një 55-vjeçar shqiptar u arrestua në Itali pasi dhunoi bashkëshorten duke e goditur me çekiç në kokë dhe fytyrë.
Në përpjekje për të fshehur ulërimat e bashkëshortes, ai ka ngritur volumin e televizorit. Në momentin që bashkëshortja tentoi të rezistonte, 55-vjeçari e kafshoi në vesh.
Në fund ai ka tentuar edhe të mbysë, por gruaja e plagosur dhe thuajse pa ndjenja, arriti të shpëtonte dhe kërkoi ndihmë nga fqinjët.