Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko raportoi sot në Komisionin e Ekonomisë lidhur me problemin e kredive të administruara nga Micro Credit Albania sh.a. Në fjalën e tij, fillimisht Sejko tha se nuk ka kompetencë për këtë skandal, por më pas theksoi se i ka hequr licencën Micro Credit Albania (MCA).
“MCA i la një numër rekomandimesh për ndjekje. Pas konstatimit se rekomandimet nuk ishin zbatuar, BSH përshkallëzoi masat duke ushtruar pezullimin e kredi-dhënies dhe pezullimin e mbledhjes së borxhe. MCA iu ndalua licenca dhe iu lejua vetëm shitja e portofolit. Pezullimi dhe revokimi i licencës janë masat më të rënda që mund të marrë BSH” tha ai.
Gent Sejko më tej u shpreh se pavarësisht heqjes së licencës kredia do të paguhet nga qytetarët që e kanë marrë tek ky institucion financiar jo bankar. Gjithashtu tha se nuk mund të trajtojë problemet e tyre.