Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i babait në Kavajë pas denoncimit të vajzës se e ka përdhunuar për katër vite. Gjithçka ka nisur nga shkolla.
Vajza 15-vjeçe fillimisht versionin e saj ia tregoi mësueses kujdestare, e cila e adresoi tek psikologia që më pas njoftoi policinë.
48-vjeçari i arrestuar, pra babai B. Rako ka mohuar akuzën duke e quajtur lajthitje nga vajza ndërsa e bija ka treguar se është kërcënuar që të mos tregonte.
Grupi hetimor ka marrë në pyetje edhe nënën e vajzës dhe fëmijët e tjerë.