Tirana ka nisur përgatitjet për të pritur sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Camoron.
Njësoj si kur Tiranën e vizitoi sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, para Universitetit të Politeknikut është vendosur një banderolë e madhe ku është shkruar mirësevjen.
Bulevardi është zbukuruar me flamujt e Mbretërisë së Bashkuar dhe flamurin shqiptar.
Kjo vizitë vjen pas një telefonate të zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij britanik më 10 maj, ku në fokus ka qenë pikërisht trajtimi dhe zgjidhja e problematikës së emigrantëve të paligjshëm.