-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryediplomatja e Gjermanisë viziton Kievin, ndërsa Ukraina përpiqet të zmbrapsë ofensivën ruse

Kryesoret

Kryediplomatja e Gjermanisë viziton Kievin, ndërsa Ukraina përpiqet të zmbrapsë ofensivën ruse

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë mbërriti në Kiev të martën në shenjë mbështetjeje për Ukrainën nga vendet partnere perëndimore. Furnizimet me armët dhe municionet e premtuara nga vende të NATO-s, si Gjermania, kanë qenë megjithatë të ngadalta dhe Ukraina është gjendur e ekspozuar ndaj ofensivës ruse në pjesë të mëdha të vijës së frontit.

Annalena Baerbock përsëriti thirrjet e Berlinit që partnerët të dërgojnë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore, ndërsa Rusia godet Ukrainën me raketa dhe artileri. Gjermania është furnizuesja e dytë më e madhe e materialeve ushtarake për Ukrainën, pas Shteteve të Bashkuara.
Njësitë ukrainase po përpiqen të zmbrapsin një ofensivë të ashpër ruse përgjatë kufirit lindor në një nga fazat më jetike të luftës që ka hyrë në vitin e tretë.
Gjermania premtoi rishtazi dërgimin në Ukrainë të një njësie të tretë raketash amerikane Patriot, por zyrtarët në Kiev thonë se vazhdojnë të përballen me një mungesa të mëdha të armatimit për mbrojtjen kundërajrore.

Forcat ruse kanë shfrytëzuar avantazhin në qiej për të dëmtuar rëndë rrjetin energjetik të Ukrainës, duke synuar të dëmtojnë moralin e ukrainasve dhe funksionimin e industrisë së mbrojtjes.

Zonja Baerbock, e shoqëruar nga ministri ukrainas për Energjetikën Herman Halushchenko, vizitoi një termocentral në Ukrainën qendrore që u dëmtua rëndë në 11 prill. Brenda mjediseve të shkrumbuara të centralit, punonjësit e kompanisë shtetërore Centrenergo që menaxhon termocentralin, vazhdonin të hiqnin rrënojat megjithëse kanë kaluar disa javë nga sulmi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se përpjekjet e forcave ukrainase vazhdojnë të përqëndrohen në provincën lindore Donetsk dhe rajonin verilindor Kharkiv, ku bombardimet ruse po shkaktojnë dëme të mëdha në zonat ushtarake dhe civile.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit