Këtë të mërkurë mblidhet grupi i punës për Reformën Zgjedhore. Pjesë e këtij takimi do të jetë edhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Mësohet se në këtë mbledhje fokusi kryesor është vota e diasporës, ndërsa palët kanë shprehur një angazhim serioz për realizimin e kësaj reforme.