Një ndeshje e madhe e Atalantës kundër Bayer Leverkusën mbrëmjen e sotme në finalen e Europa Ligës, pa italianët të fitonin 3-0 ndaj gjermanëve, të cilët morën disfatën e parë të këtij sezoni dhe përveç kupës humbën dhe statusin si të pathyeshëm.
Me Berat Gjimshitin si kapiten dhe një super Lookman, italianët dominuan gjatë gjithë ndeshjes, me sfidën që u vulos që në pjesën e parë.
Fillimisht në minutën e 10-të, Lookman gjeti një hapësirë brenda zonës së rreptësisë, një top i ulët u godit më së miri nga sulmuesi nigerian duke shënuar golin e parë të sfidës. (VIDEO)
Leverkusen rriti numrin e pasimeve por në të 26-tën ishte një tjetër supergol i Lookman, i cili me një goditje nga jashtë zonës gjeti cepin e portës duke çuar shifrat në 2-0 për italianët. (VIDEO)
Pjesa e dytë pa Leverkusenin më kërkues, por bergamaskët dolën të përgatitur mirë nga Gasperini për të përballuar armatën gjermane, dhe në të 75-tën gjithçka u vendos nga heroi nigerian, Lookman me një tripletë personale që shpall Atalantën kampion të Ligës së Europës.