Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ku një grua është goditur aksidentalisht nga një veturë.
Policia e Kosovës njofton se viktima duke ikur nga dhuna që po ia shkaktonte partneri i saj, ka dalë në rrugë dhe është goditur nga një veturë.
Si pasojë e kësaj, ajo ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Shtytje dhe ndihmë në vetëvrasje’.